Liburni fillon eksperiencën evropiane

Sport August 23, 2017 - 12:58

Liburni do ta fillojë sonte eksperiencën evropiane. Skuadra gjakovare do të luajë në UEFA Futsal Cup, pasi u shpall kampion i Kosovës në futsall, shkruan zeri.info.

Dhe, Kuqezinjtë do ta nisin aventurën paraeliminatore sonte nga ora 18:00 me duelin që do ta zhvillojnë ndaj Vytisit (18:00).

Pas Vytisit, skuadra gjakovare e futsallit do të luajë me Titogradin më 24 gusht dhe më pas me Differdangen më 26 gusht.

Të gjitha ndeshjet e grupit do të luhen në Luksemburg. /Zëri/