Chelsea dhe Monaco pas Belottit

Sport August 23, 2017 - 12:27

Chelsea dhe Monaco janë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Torions, Andrea Belotti, transmeton zeri.info

23-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij.

Kjo klauzolë mund të aktivizohet në çdo moment nga klubet jo-italiane. Monaco dëshiron Belottin në rast të largimit të Kylian Mbappes, i cili po kërkohet nga Paris Saint-Germaini.

Monaco po përgatitet për të ofruar 80 milionë euro për reprezentuesin italian, raporton “La Stampa”.

Kjo do të ishte oferta më e madhe e kësaj vere për Belottin, por Torino është në dijeni se klubi francez ka fuqinë financiare për ta aktivizuar klauzolën e sulmuesit.

Ndërkohë, Chelsea pavarësisht transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata ende është duke e vëzhguar Belottin.

Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë mbi 75 milionë euro për shërbimet e italianit, i cili shkëlqeu gjatë edicionit të kaluar./Zëri