S’ka marrëveshje me Barçën

Sport August 23, 2017 - 11:38

Mesfushori i Nices, Jean Michael Seri thotë se nuk ka arritur marrëveshje me Barcelonën, transmeton zeri.info

Mesfushori luajti në humbjen e ekipit të tij ndaj Napolit në raundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe thotë se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit me Nicen.

Së fundmi është raportuar se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me afrikanin. Sidoqoftë, Seri i mohon këto zëra.

“Jo, nuk ishte ndeshja ime e fundit me Nicen. Do të jem në Amiens të dielën. Nuk di shumë për këto thashetheme. Iu kam thënë të gjithëve që të më lejojnë që të përqendrohem në synimin tim, i cili sot (të martën) ishte ndeshja e Ligës së Kampionëvë dhe më pas do të shoh se a do të rri apo do të largohem.”, deklaroi Seri.

“Nëse ndodh me Barcelonën, është një gjë e mirë, përndryshe jam i lumtur në Nice.”, shtoi ai./Zëri