Barça 138 milionë për Coutinhon

Sport August 23, 2017 - 10:57

Barcelona është duke përgatitur një ofertë rë re prej 138 milionë funtesh për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, transmeton zeri.info

Klubi katalunas shpreson që të sigurojë shërbimet e yllit brazilian deri në përfundim të afatit kalimtar, raporton “Sky Sport”.

Gjigandi spanjoll dëshiron të ofrojë 101 milionë funte plus 37 milionë të tjera në bonuse. Bonusi prej 37 milionë funtesh do të varet nga paraqitjet e reprezentuesit brazilian në Ligën e Kampionëve.

“Philippe kurrë nuk ka qenë më i vendosur për t’u larguar nga Liverpooli.”, thotë një burim i “Sky Sport” në Spanjë.

Liverpooli tashmë ka refuzuar tre ofertat e tjera të spanjollëve për Coutinhon dhe kanë shprehur se futbollisti nuk do të largohet nga gjigandi anglez./Zëri