Milani pas Rafinhas?

Sport August 23, 2017 - 10:37

Milani është vënë pas mesfushorit të Barcelonës, Rafinha, transmeton zeri.info

Gjigandi italian ka filluar bisedimet e para me katalunasit për transferimin e futbollistit, raporton “Calciomercato.com”.

Raportohet se Milani dëshiron huazimin e Rafinhas, me mundësi blerje në fund të edicionit.

Barcelona ende nuk i është përgjgjur ofertës së italianëve, por thuhet se 24-vjeçari është i gatshëm për të filluar negociatat personale me Milanin.

Rafinha është vëllau i vogël i mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës në tre vitet e fundit.

Sidqoftë, ai ka vuajtur mjaft shumë nga lëndimet dhe nuk ka arritur ta stabilizojë veten në skuadrën katalunsae.

Braziliani kishte bërë 28 paraqitje me fanellën e Barcelonës gjatë edicionit të kaluar./Zëri