Celina shënon ndaj Crystal Palace, eliminohet nga Kupa e Ligës (VIDEO)

Sport August 22, 2017 - 23:39

Ipswich është mposhtur 2:1 nga Crystal Palaca për t’u eliminuar nga Kupa e Ligës e njohur si Carabao Cup

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 90+1.

Pas ndeshjes Celina tha se ndjehet shumë krenar për lojën e skuadrës së tij.

“Nuk është kurrë ndjenjë e mirë të humbasësh, por djemtë duhet të jenë shumë krenar për paraqitjen sot”, shkruan Celina në Twitter. /Express/