'Godet' Drita, transferon këtë sulmues (FOTO)

Sport August 22, 2017 - 17:33

Drita nuk ka të ndalur. Bardh e kaltërit kanë qenë hiperaktiv në afatin kalimtar të verës, derisa kanë transferuar gjithsej 11 futbollistë.

Por, gjilanasit nuk janë ndalur me kaq derisa sa fundmi kanë regjistruar edhe futbollistin ganez Emmanuel Sarpong.

Lajmin për ardhjen e dy futbollistëve afrikanë e kishte konfirmuar për Gazetën Sheshi kohë më parë drejtori i klubit Fisnik Kërçeli, ndërsa Sheshi mëson se Emmanuel Sarpong pritet të jetë ardhja e parë e bardh e kaltërve.

Sarpong i cili luan në rolin e sulmuesit të qendrës vjen nga klubi ganez Liberty Proffessionals.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë lojtari i dytë afrikan që do t’i bashkohet Dritës në këtë sezon.

Image