Shkëndija, Alimi: Ndaj Milanit të luajmë për tifozët

Sport August 22, 2017 - 16:55

Armend Alimi është një nga liderët e Shkëndijës së këtij sezoni. Mesfushori 29-vjeçar i skuadrës nga Tetova numëron dy gola në dy sfidat e para të kampionatit, ndaj Vardarit kampion dhe të Hënën kundër Shkupit. Prëj 4 sezonësh në radhët e kuqezinjve, ai është gjithashtu një nga veteranët e kësaj skuadre dhe në prag të duelit të dytë të Europa League kundër Milanit, Alimi premton se skuadra do të japë maksimumin në fushën e lojës, pavarësisht humbjes së thellë në përballjen e parë.

“Vetë ardhja e Milanit në Shkup është shpërblim për lojtarët e Shkëndijës dhe tifozët e saj. Jemi të zhgënjyer nga ndeshja e parë por futblli i ka këto. E presim me padurim këtë ndeshje, jemi shumë të motivuar për të treguar se rezultati i ndeshjes së parë nuk është i drejtë por këtë duhet ta vërtetojmë në fushë”.

Raundi i tretë i Europa League dhe dy ndeshjet play off ndaj një prej skuadave legjendare të planetit janë një biletë premtuese për të ardhmen e skuadrës dhe mesfushori 29-vjeçar e pranon se objektivi kryesor për Shkëndijën tashmë është kampionati ku skuadra e tij kryeson me pikë të plota pas dy sfidave të para.
“Synimi jonë kryesor është kampionati që e kemi nisur me dy fitore. Shresoj të vazhdojmë me të njëjtim ritëm. Ndeshja më Milanin është një histori më vete edhe pse interesimi mbetet i lartë pas humbjes 6-0”.