Dy gjyqtarët e ndeshjes Vëllaznimi-Liria mund të dënohen, arsyeja është e çuditshme

Sport August 22, 2017 - 16:39

Dy gjyqtarët e ndeshjes Vëllaznimi-Liria, kryesori Burim Jahmurataj dhe gjyqtari i katërt Gramoz Shala, kanë përfunduar në procedurë disiplinore, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo për shkak se ata kanë qenë shumë tolerant ndaj trajnerit Ismet Munishi.

FFK e ka konfirmuar lajmin përmes njoftimit për shtyp.

“Procedurë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes KF Vëllaznimi – KF Liria, Burim Jahmurataj  dhe Gramoz Shala si gjyqtar i katërt (motivi – shkaku i tolerimit të sjelljeve jo sportive gjatë tërë ndeshjes të kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, I. Munishi dhe mosveprimi i tyre në përmbushjen e detyrave të gjyqtarëve sipas incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore dhe deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes”, thuhet në njoftim.