FFK e ka një lajm të keq për Vëllaznimin, Dritën dhe Flamurtarin

Sport August 22, 2017 - 16:36

Federata e Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Vëllaznimit, trajnerit Ismet Munishi, Dritës dhe lojtarit të Flamurtarit, Adrian Çavolli, pas ndeshjeve të para, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“1.Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Adrian Çavolli me nr lic 17 dhe nr ID-159996450108 ( motivi – ofendim me fjalor banal në gjyqtarin kryesor K.Vula në ndeshjen KF Trepça ‘89 – Flamurtari, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 18.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi – ndezja dhe hedhja e flakadanëve në minutat 47’, 58’, 73’ dhe 93’ si dhe hedhja e një kanaçe birrë në drejtim të gjyqtarit anësor M. Berisha në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria, e zhvilluar në Gjakovë me datë 20.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Ismet Munishi me nr lic me 1170780813 (motivi – për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarëve gjatë tërë ndeshjes sipas raporteve të zyrtarëve dhe incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria).

4.Ndaj KF “Drita “ (motivi – hedhje e gjësendeve në fushë e shisheve Pvc nga ana e shikuesve mysafirë si dhe fyerjeve të pa lejuara raciste nga ana e tyre të cilët fyen lojtarin vendas B.Khalid në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita”, thuhet në njoftimin për shtyp.