Trajneri i Maqedonisë flet për ndeshjen me Shqipërinë

Sport August 22, 2017 - 15:30

Ndeshja Maqedonia – Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusia 2018”, do të zhvillohet në Strumicë.

Vetëm edhe tre ditë dhe do të eliminohen të gjitha paqartësi së stadiumi dhe vetë tereni i stadiumit “Mlladost” i plotësojnë apo jo kushtet për zhvillimin e një ndeshje të tillë.

Më 25 gusht në Strumicë, do të zbarkojë përfaqësues të UEFA-së, do kryejnë inspektimin përfundimtar në këtë stadium.

Krahas kritikave dhe vërejtjeve të shumta edhe nga UEFA-ja, trajner i përfaqësues së Maqedonisë Igor Angellovski, thotë se terreni në Strumicë do iu ofrojë kushte identike për lojë futbollistëve të Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë.

“Unë jam i mendimit se terreni do na ofrojë kushte ideale për lojë. E di se shërbimet e angazhuara nga FFM-ja, për çdo ditë punojnë atje. Duhet pasur parasysh se në atë fushë u zhvilluan ndeshje evropiane. Terreni është vendi ku dy skuadra përballet në kushte të njëjta. Shpresoj se ajo fushë do na ofrojë kushte të shkëlqyeshme për lojë dhe se të dija përfaqësueses do të kemi mundësi të mbulohemi në lojë”, thotë trajneri i Maqedonisë Igor Angellovski, raporton alsatm.

Përballja e fundit në Grupin G mes këtyre dy përfaqësueseve u zhvillua në shtatorë të vitit të kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të Shqipërisë. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në renditjen e grupit eliminator të Botërorit, me 9 pikë, kundrejt 3 pikëve të Maqedonisë që është e parafundit.