Fassone trondit tifozët e Milanit

Sport August 21, 2017 - 22:53

Marco Fasson e ka konfirmuar se Milan nuk ka më në plan të transferojë lojtarë të rinj

Skuadra e Milanit ka transferuar 11 lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë më aktivja në Itali dhe Evropë.

Nikola Kalinic ishte përforcimi i fundit i Milanit dhe sipas CEO të Milanit, Marco Fassone, kroati do të jetë edhe i fundit.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e Kalinic”, tha Fassone për SportItalia.

“Transferime të tjera? Për momentin nuk kemi të planifikuar asnjë transferim tjetër”.

Kjo do të thotë që Milan përfundimisht ka hequr dorë nga dy sulmuesit Aubameyang dhe Andrea Belotti. /Express/