Xhaka tregon nëse Arsenal do ta fitojë këtë sezon Premierligën

Sport August 21, 2017 - 21:26

Granit Xhaka shpreson se Arsenal këtë sezon do ta fitojë titullin e Premierligës

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka është kthyer në një ndër futbollistët më të rëndësishëm tek Arsenal në fillim të këtij sezoni.

Arsenal nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, pasi në dy ndeshje ka shënuar një fitore dhe një humbje.

Por, Xhaka shpreson se këtë vit Arsenal do ta fitojë titullin, pasi kjo është edhe ëndrra e tij.

“Ne do të japim maksimumin në secilën ndeshje dhe në fund të shpresojmë që do shpallemi kampionë dhe të fitojmë trofeun”, tha Xhaka në një intervistë për eduasportin.com.

“Ëndrra ime është që të fitoj Premierligën, njësoj sikurse edhe gjithë tifozët e Arsenalit”.

Xhaka sezonin e kaluar me Arsenalin luajti në 32 ndeshje, ku realizoi dy gola dhe dhuroi dy asistime. /Express/