Duken si tifozë të Realit, por këta po tallen keq me skuadrën e madhe italiane (Foto)

Sport August 21, 2017 - 21:25

Tifozët e Interit janë tallur me Juventusin që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A

Juventus pa asnjë dyshim është skuadra më e urryer në Itali, për shkak të dominimit të saj ndaj gjigantëve si Milan, Inter, Roma e Napoli.

Dështimet e kësaj skuadra janë një gëzim i madh për tifozët e skuadrave të tjera.

Kjo u pa edhe në ndeshjen ndërmjet Interit dhe Fiorentinës në San Siro, ku disa tifozë të skuadrës vendëse kishin veshur fanellat e tre lojtarëve të Real Madridit, Ronaldo, Casemiro dhe Asensio, të cilët kishin shënuar katër gola kundër Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Kjo foto ka bërë xhiron e botës, ndërsa tifozëve të Juventusit u ka kujtuar një natë të tmerrshme të kaluar në Cardiff. /Express/