Fitore bindëse e Shkëndijës

Sport August 21, 2017 - 18:58

Shkëndija ka shënuar fitore bindëse ndaj Shkupit me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit maqedonas, raporton “Zeri.info”.

Golat e Besart Alimit, Besart Ibraimit dhe Marjan Radeskit, ia siguruan ekipit të Qatip Osmanit fitoren dhe kreun e tabelës.

Shkëndija luan të enjten ndaj Milanit në Europa League./Zeri/.