Basketbollisti estonez: S’kam parë kurrë këso atmosfere si në Kosovë

Sport August 21, 2017 - 18:04

Estonezët kanë mbetur të impresionuar me atmosferën që mbretëroi në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë të shtunën mbrëma, në ndeshjen parakualifikuese të Botërorit 2019 ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, shkruan sot gazeta Zëri.

“Dardanët”, por edhe shikuesit tjerë të thjeshtë, krijuan atmosferë të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar ekipin e tyre që ta fitojë ndeshjen.

“Personalisht nuk ka luajtur kurrë para një publiku dhe një atmosfere të tillë. Ishte një eksperiencë mjaft e mirë”, deklaroi basketbollisti estonez, i cili insiston se estonezët luajtën për fitore, por patën rënie dhe ngritje gjatë lojës, duke humbur në fund.

Ai i ka vlerësuar kosovarët, sidomos për saktësinë e tyre në gjuajtjet për tri pikë. /Zëri/