Bajram Rexhepi ishte pjesë e sportit, e ngushëllon Komiteti Olimpik i Kosovës

Sport August 21, 2017 - 17:33

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetar i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, i cili sot ndërroi jetë ishte pjesë edhe e sportit.

Ai në vitet 2009-2012 ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, pas propozimit nga Federata e Shenjëtarisë e Kosovës. Si anëtar i BE të KOK-ut dha kontribut të çmuar në avancimin e sportit në Kosovë, njofton KOK-u.

“Duke e njohur edhe personalisht dhe duke pasur takime në kohën kur drejtonte ekzekutivin e vendit, z.Rexhepi, përfitoi zemrat e kolegëve, miqëve dhe dashamirëve të shumtë, të cilët e përjetuan rëndë humbjen e tij dhe do ta përjetojnë përgjithmonë. Ndaj, më lejoni që në emër të Lëvizjes Olimpike dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, kolegëve, komunitetit sportiv dhe gjithë atyre që e njohën”, thuhet në telegram ngushëllimin e z.Besim Hasani, president i KOK-ut.