Ditë e paharrueshme për gjyqtarin kosovar

Sport August 21, 2017 - 17:32

Gjyqtari i futsallit, Besar Beqiri nesër do të udhëtojë në Austri, ku do të debutojë në UEFA Futsal Cup.

Ai është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Grupit C, të cilat zhvillohen në Linz, e ku bëjnë pjesë Macabi Tel-Aviv nga Izraeli, Shkupi nga Maqedonia, Diamant Linz nga Austria dhe Luxol nga Malta.

Beqiri do të qëndrojë në Austri deri të dielën, ku do të ndajë drejtësinë në tri ndeshje.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar kosovar do ta ndajë drejtësinë në një rang të tillë të garave dhe kjo padyshim shënon një tjetër sukses të radhës për futsallin e Kosovës dhe për vet FFK-në pas pranimit në UEFA në vitin e kaluar.