Barcelona e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri (VIDEO)

Sport August 20, 2017 - 22:11

Barcelona e ka mposhtur 2:0 Betisin në “Camp Nou”.

Barcelona e ka nisur sezonin e ri në La Liga si është më së miri, duke marrë pikët e para në “Camp Nou”.

Katalunasit mposhtën 2:0 Betisin me golat e Sergi Roberto 39’ dhe autogol nga Alin Tosca 36’. Leo Messi shkëlqeu në këtë ndeshje, por nuk ishte nata e tij, pasi goditi tre herë shtyllën.

Në “Camp Nou” në këtë ndeshje munguan, Suarez, Iniesta e Pique.

Në ndeshjen e sotme në fanellat e lojtarëve nuk figuronin emra e tyre, por Barcelona, për shkak të viktimave pas sulmit terrorist ditë më parë. /Gazeta Express/