FIBA me super-urim për Kosovën (FOTO)

Sport August 19, 2017 - 23:15

Kosova e ka mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’ (75-69) dhe do të përfshihet në kualifikimet për këtë garë të madhe të basketbollit botëror.

Menjëherë pas kësaj fitore historike të Kosovës, ka ardhur edhe urimi nga faqja zyrtare e 'FIBA Basketball ëorld Cup' në rrjetin social "Facebook".

"Mirësevini në #FIBAWC 2019, kualifikuesit evropian, Kosovë" .