Thaçi e Mustafa urojnë kualifikimin e Kosovës

Sport August 19, 2017 - 23:09

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përdorur llogaritë e tyre në Facebook për të uruar fitoren dhe kalimin e fazës para-kualifikuese të përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Mustafa ka shkruar në Facebook se kjo fitore dëshmon potencën e madhe të Kosovës në sportin e basketbollit.

“Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë së fortë. Kalimi i fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit tonë. Pas Xhudos dhe sporteve tjera, Basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror”, shkruan Mustafa.

Ndërsa presidenti Thaçi e ka quajtur fitoren sukses historik.

“Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin ‘Kina 2019’ në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses për këtë sukses historik”.