Historike, Kosova arrin në kualifikimet e Botërorit

Sport August 19, 2017 - 22:09

Kosova ka siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” pasi e mposhti Estoninë 75:69 në ndeshjen e fundit të parakualifikimeve.

Kosova ka dhuruar spektakël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke e mposhtur Estoninë, për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.

Çerekun e parë Kosova e ka mbylli me epërsi 24-22, ndërsa në çerekun e dytë humbi 11-16, për rezultatin 35:38 të pjesës së parë në favor të mysafirëve.

Çereku i tretë u mbyllë në favor të “Dardanët” 54:52, teksa dominuan edhe në atë të katërt, për të fituar në fund 75:69 dhe për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” si e dyta e Grupit C. /Gazeta Express/