Stoke e Shaqirit ia shkakton humbjen e parë Arsenalit (VIDEO)

Sport August 19, 2017 - 20:38

Stoke City ia ka shkaktuar humbjen e parë Arsenalit.

Skuadra e Xherdanit Shaqirit, ia ka dalë të mposht 1:0 Arsenalin në përballjen e zhvilluar në ‘Bet365’ në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës.

Golin që ia solli tre pikë Stokes e shënoi lojtari i ardhur së fundi, Jese, që shënoi në minutën e 47’.

Kujtojmë se Shaqiri la lojën në minutën e 25’, pas një lëndimi që pësoi./Lajmi.net/