Fytyrat e reja të Premierligës

Sport August 19, 2017 - 10:01

Këtë javë zhvillohet xhiroja e dytë e Premierligës. Por afati kalimtar veror ende nuk ka përfunduar. “Sky Sport” ka zgjedhur disa prej transferimeve të klubeve angleze që pritet të sjellin risi në këtë ligë. Transferimet nuk kanë të ndalur në këtë afat kalimtar dhe priten befasi të tjera deri më 31 gusht, shkruan sot, gazeta Zeri.

Premierliga tashmë ka hyrë në javën e dytë të saj. Java e parë ishte mjaft pozitive për disa prej transferimeve të mëdha të kësaj vere. Si në çdo verë tjetër klubet angleze vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha për nënshkrimet e reja. “Sky Sport” ka përzgjedhur dhjetë fytyra të reja të transferuara nga klubet angleze këtë verë dhe prej të cilave ka pritshmëri të mëdha.

Bernardo Silva – prej Monacos te Manchester City, 43 milionë funte

22-vjeçari kaloi një edicion fantastik me Monacon gjatë vitit të kaluar, duke kontribuuar me tetë gola dhe me nëntë asistime. Bernardo nuk ndan vetëm të njëjtin mbiemër me bashkëlojtarin e tij, David, por të përbashkët ata kanë edhe stilin e lojës.

Davy Klaassen – prej Ajaxit te Evertoni, 23.6 milionë funte

Kapiteni i Ajaxit në dy edicionet e fundit, i cili i ndihmoi holandezët drejt rrugëtimit të tyre drejt finales së Ligës së Evropës. Kjo ishte finalja e parë evropiane e Ajaxit pas 21 vjetëve. Reprezentuesi holandez shënoi 20 gola në edicionin e kaluar në ligën holandeze.

Sead Kolasinac – prej Schalkes te Arsenali, falas

Shënuesi i Arsenalit në golin e barazimit në Superkupën angleze ndaj Chelseat, Kolasinac u transferua te londinezë pas përfundimit të kontratës me Schalken. Arsene Wenger e përshkroi debutimin e boshnjakut me Arsenalin si të jashtëzakonshëm.

Alvaro Morata – prej Real Madridit te Chelsea, 70 milionë funte

Chelsea ishte vënë në kërkim të një sulmuesi menjëherë pas përfundimit të edicionit të kaluar. Diego Costa nuk bënte më pjesë në planet e Antonio Contes. Shënoi gol dhe asistoi në ndeshjen e tij të parë në Premierligë, të cilën londinezët e humbën ndaj Burnley me rezultatin 3-2.

Steve Moune – prej Motpellierit te Huddersfield, shifra nuk është bërë e ditur

Sulmuesi 22-vjeçar shënoi 14 gola në ligën franceze gjatë edicionit të kaluar. Huddersfield shpreson që futbollisti të ketë këtë formë edhe në Premierligë.

Jaco Murphy – prej Norwichit te Newcastle, 12 milionë funte

Murphy shkëlqeu me paraqitjet e tij me Anglinë në Kampionatin Evropian U-21. Për 22-vjeçarin ky do të jetë edicioni i tij të parë në Premierligë. Ai shënoi nëntë gola në kategorinë e dytë angleze gjatë edicionit të kaluar.

Davy Propper – prej PSV Eindhovenit te Brighton, 10 milionë funte

Një tjetër transferim nga liga holandeze, Propper është transferimi më i shtrenjtë i skuadrës së promovuar në Premierligë. Propper ishte pjesë kyç e klubit holandez në triumfin e tyre në kampionat gjatë vitit 2016.

Jairo Riedeëald – prej Ajaxit te Crystal Palace, 8 milionë funte

20-vjeçari është futbollisti i dytë i skuadrës së Ajaxit që është transferuar në Premierligë. Trajneri i Crystal Palace, Frank de Boer, e njeh mjaft mirë futbollistin me të cilin kishte punuar gjatë kohës së tij si udhëheqës i klubit holandez.

Mohamed Salah – prej Romës te Liverpool, 34.3 milionë funte

Pas një periudhe të shkurtër në Premierligë me Chelsea në vitin 2014 dhe 2015, Slah rikthehet në Angli. Egjiptiani kishte realizuar 35 gola në 81 paraqitjet e tij në Serie A.

Javier Hernandez – prej Bayer Leverkusenit te West Hami, 16 milionë funte

Fytyrë e re për West Hamin, por jo edhe për Premierligën. Chicharito rikthehet në Angli pas largimit nga Manchester United në verën e vitit 2015.