Vendim i pabesueshëm dhe i guximshëm i kreut të sportit serb për Kosovën!

Sport August 18, 2017 - 19:02

Presidenti i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozidar Maljkovic, e ka thyer akullin, raporton zeri.info.

Numri 1 i sportit serb ka thënë se sportistët serbë duhet t’i respektojnë ata kosovarë dhe se duhet të dalin në podium së bashku me ta e jo t’i injorojnë nëse fitojnë medalje bashkërisht.

“Nëse lidershipi i shtetit nuk e pëlqen këtë, atëherë le të më zëvendësojnë mua. Nëse dikush nga shteti është kundër kësaj, mund të më largojnë. Ne nuk e pranojmë Kosovën, kjo është e qartë për të gjithë, por kur sportistët fitojnë medalje, ata duhet të shkojnë në podium, pa marrë parasysh se kush tjetër është në të njëjtin podium. Pra nëse një serb dhe një kosovar fitojnë medalje duhet të dalin bashkë në podium”, ka thënë Maljkovic për “Nedeljnik”, përcjellë zeri.info.

Ai shton se është njeri që e mbështet shpirtin olimpik, drejtësinë, sportin dhe idetë, prandaj kërkon që asnjë sportist serb të mos e lëshojë podiumin, nëse e fiton medaljen së bashku me ndonjë garues kosovar.

Siç dihet, serbët i kanë injoruar vazhdimisht sportistët dhe klubet kosovare. /Zëri/