Kosova, me pesë boksierë në Bullgari

Sport August 18, 2017 - 18:58

Përfaqësuesja e Kosovës në boks, juniorët, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar, i pesti me radhë, “Lokomotiv” në Sofje të Bullgarisë, nga 23 deri më 27 gusht, shkruan zeri.info.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, ky turne është i mirëseardhur për boksierët kosovarë para Kampionatit Evropian, që do të mbahet nga 17 deri më 26 shtator në Albena të Bullgarisë.

Selektori Shefki Bogujevci nga ky turne do ta bëjë përzgjedhjen e boksierëve pjesëmarrës në Evropian. /Zëri/

EKIPI I KOSOVËS

52kg. FATLIND TERNAVA

57kg. ERDONIS MALIQI

60kg. DRILON THAQI

70kg. DIONIS MEXHUANI

+81kg. LEONIT KUQI

Selektor: SHEFKI BOGUJEVCI

Refer: LATIF DEMOLLI