Sport

Kështu u mbyll ndeshja e parë e sezonit, Trepça ’89 – Flamurtari

Kështu u mbyll ndeshja e parë e sezonit, Trepça ’89 – Flamurtari
18 gusht 2017 • 18 : 52 foto • zëri.info

Kampioni aktual i Kosovës, Trepça ’89 e ka nisur mbarë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan zeri.info.

“Xehetarët” e kanë mposhtur të rikthyerin në elitën e futbollit, Flamurtari, me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar të premten në stadiumin “Riza Lushta”.

Mitrovicasit kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 10-të përmes Muharrem Jasharit, pas një veprimit të bukur të dyshes Idrizi – Hasani.

Kurse, golin e dytë për vendësit e ka shënuar, kush tjetër pos sulmuesit të rrezikshëm, Otto John, i cili realizoi në minutën e 50-të të ndeshjes pasi e mori një top nga Jashari.

Flamurtarët shpresuan përkohësisht me golin e Ardit Jaupajt, të shënuar në minutën e 63-të, por çdo dilemë rreth fituesit e mbylli Florent Hasani, me golin e shënuar në minutat shtesë të lojës, kur Kuqezinjtë mbetën pa Ardian Qavollin, që mori karton të kuq. /Zëri/

© zëri.info