Sanchez te Tottenhami

Sport August 18, 2017 - 13:29

Tottenhami ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Davinson Sanchez, raporton “ESPN”.

Klubi anglez do të shpenzojë rreth 40 milionë funte për transferimin e parë të këtij afati kalimtar, transmeton zeri.info

Tottenhami do të paguajë 27 milionë funte për 21-vjeçarin, kurse 14 milionë të tjera do të varen nga paraqitjet e tij dhe sukseset e klubit.

Reprezentuesi kolumbian ishte zgjedhur Lojtari i Vitit te Ajaxi gjatë edicionit të kaluar, por kishte paralajmëruar klubin holandez së dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit. 21-vjeçari nuk luajti në ndeshjen e Ajaxit ndaj Rosenborgut në raundin e fundit kualifikues të Ligës së Evropës sepse po priste sinjalin e gjelbërt për të udhëtuar drejt Londrës dhe për të nënshkruar me Tottenhamin./Zëri