Asensio refuzon PSG-në

Sport August 18, 2017 - 13:04

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio insiston se do të refuzonte çdo ofertë nga Paris Saint-Germaini, transmeton zeri.info

Mesfushori 21-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për Real Madridit që prej debutimit në vitin e kaluar.

Edhe këtë edicion ai e filloi në mënyrë fantastike duke realizuar dy gola në ndeshjet e skuadrës së tij kundër Barcelonës për Superkupën spanjolle.

Kur u pyet nga gazetarët se për sa para do t’i bashkohej Paris Saint-Germainit, ai u përgjigj duke iu thënë se nuk do të largohet nga madrilenët.

“Faleminderit, por jo. Jam në vendin më të mirë, në vendin ku dua të jem. Gjithmonë do t’i jem mirënjohës Real Madridit që besoi tek unë.”, u shpreh Asensio.

Deri më tani spanjolli numëron 41 paraqitje me Real Madridin./Zëri