Real Madridi përsëri pas De Geas

Sport August 18, 2017 - 11:17

Real Madridi ka rikthyer interesimin për portierin e Manchester United, David De Gea, raporton “The Sun”.

Gjigandi spanjoll dështoi në transferimin e portierit në verën e vitit 2015 vetëm për shkaqe teknike të marrëveshjes, kurse shpreson që kësaj radhe të ketë sukses në nënshkrimin e reprezentuesit spanjoll, transmeton zeri.info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vendosur që nuk dëshiron asnjë lojtarë tjetër pas dështimit për të nënshkruar me sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.

Por, këtu bën përjashtim portieri i klubit anglez, Davi De Gea i cili siç duket është objetivi parësor i kësaj vere te madrilenët.

Kampioni aktual i ligës spanjollë është duke përgatitur një ofertë prej 46 milionë funteve për shërbimet e De Geas./Zëri