Bonucci: Milani në rrugën e duhur

Sport August 18, 2017 - 11:05

Futbollisti i ri i Milanit, Leonardo Bonucci thotë se klubi është duke shkuar në rrugën e duhur, por ende ka nevojë për përmirësime, transmeton zeri.info

 Bonucci ishte kapiten i Milanit në fitoren 6-0 ndaj Shkëndijës, në ndeshjen e parë të raundit të fundit kualifikues të Ligës së Evropës.

Hera e fundit kur gjigandi italian kishte realizuar gjashtë gola në gara evropiane ishte në tetorin e vitit 1993 kundër Copenhagen.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, veçanërisht në minutat e para.”, u shpreh Bonucci.

“Ishte e vështirë për të thyer akullin, por ekipi ia doli mirë, ne morrëm një fitore që na dërgon në rrugën e duhur. Duhet të përmirësohemi në lojën pa top, por jemi në rrugën e duhur.”, shtoi qendërmbrojtësi.

Bonucci erdhi në Milan gjatë kësaj vere nga Juventusi, por tashmë është bërë kapiten dhe një lider i gjigandit italian, madje edhe duke mbajtur fjalime emocionuese para bashkëlojtarëve.

“U mundova t’iu tregoja se nuk ka ndeshje të lehta.”, deklaroi reprezentuesi italian./Zëri