Niang refuzon Spartakun e Moskës

Sport August 18, 2017 - 10:25

Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang nuk dëshiron të transferohet te Spartaku i Moskës dhe ka anuluar testet mjekësore të planifikuara për ditën e djeshme.

Por, francezi përsëri mund të largohet nga gjigandi italian dhe të transferohet te Torino. Lojtari nuk është i gatshëm për të pranuar ofertën e rusëve, raporton “Sky Sport Italia”.

Milani dhe Spartaku i Moskës kishin arritur marrëveshjen për Niangun dhe testet mjekësore të Niangut ishin planifikuar që të mbaheshin gjatë ditës së djeshme në Romë.

Sidoqoftë, francezi ka informuar Milanin se nuk do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Klubi rus dhe trajneri i tyre, Massimo Carrera ende besojnë se mund ta bindin lojtarin, duke i ofruar një pagë prej 3 milionë eurosh, që është dyfishi i asaj që fiton me Milanin./Zëri