​Skënderbeu i pafat, barazon në fund me Dinamon (Video)

Sport August 17, 2017 - 21:01

Skënderbeu ka barazuar në përballjen e parë 1:1 me Dinamo Zagrebin, në fazën e play-offit të Europa Leagues

Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka qenë e pafat, duke marrë vetëm një barazim 1:1 me Dinamo Zagrebin në udhëtim.

Golin e vetëm për skuadrën shqiptare e shënoi Liridon Latifi në minutën e 37’, ndërsa vendësit e barazuan rezultatin në minutën e 94’ me anë të Henriquez.

Skënderbeut tashmë i mjafton çdo fitore në ndeshjen e kthimit pas një jave, për të siguruar fazën e grupeve të Europa Leagues. /Express/