Reagon Neymar pas transferimit të Paulinhos në Barcelonë (Foto)

Sport August 14, 2017 - 20:18

Neymar i ka uruar shumë suksese Paulinhos te Barcelona.

Barcelona ka transferuar mesfushorin brazilian, Paulinho nga Guangzhou Evergrande.

Lojtari është blerë për 40 milionë euro, ndërsa nesër (marte) do të kryejë testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me katalunasit.

Për këtë transferim ka reaguar edhe ish ylli i Barçës, Neymar, që u transferua te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro.

“Vëlla, të uroj shumë suksese, shpresoj që të jesh i lumtur siç isha unë”, ka shkruar Neymar në “Instagram”. /Gazeta Express/

Image