Granit Xhaka, ‘maratonisti’ i xhiros së parë të Premierligës (FOTO)

Sport August 14, 2017 - 17:40

Arsenali përmbysi rezultatin ndaj Leicester Cityt në javën e parë të Premierligës, për të fituar ndeshjen 4:3 në fund.

Më meritorët në këtë fitore, ishte mesfushori kosovar Granit Xhaka, që dhuroi dy asistime.

Xhaka po ashtu ishte lojtari që vrapoi më së shumti në javën e parë të Premierligës, në krahasim me gjithë lojtarët tjerë.

24 vjeçari sipas ‘MirrorSport’, ka vrapuar 7.6 milje, që i bie diku 11 kilometra, duke lënë pas Corin, Bellerinin, Ndidin, Chalobahin e të tjerë./Lajmi.net/

Image