Kroacia publikon listën, me plot risi ndaj Kosovës (FOTO)

Sport August 14, 2017 - 17:00

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Cacic, e ka zbuluar të hënën listën e 23 futbollistëve në të cilët do të llogaritë në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Kosovës dhe Turqisë, të vlefshme për kualifikimet e “Botërorit 2018”, njofton Federata Kroate e Futbollit, përcjellë zeri.info.

Kroatët në ndeshje me skuadrën e Albert Bunjakit do të paraqiten me disa ndryshime për shkak të lëndimeve.

Kështu, trajneri kroat i ka ftuar lojtarët Borna Barisic, që luan në Osijek dhe Zoran Nizic, që është pjesë e Hajdukut, të cilët do t’i bashkohen pjesës tjetër të mbrojtjes si Vida, Lovren, Vrsaljko, Pivaric e Mitrovic, ndërkohë që Darijo Srna ka vendosur t’i thotë lamtumirë ekipit kombëtar.

Mesfusha do të udhëhiqet nga Luka Modric, për të cilin thuhej se po ashtu do të tërhiqet nga Kombëtarja, por që momentalisht kjo nuk ka ndodhur.

Në mes gjenden edhe Filip Bradaric e Mario Pasalic, ndërsa në sulm nuk ka befasi.

Në përgjithësi, në listën e Kroacisë gjenden katër lojtarë që luajnë në kampionatin kroat: Zoran Nizic, Dominik Livakovic, Borna Barisic i Filip Bradaric, raporton zeri.info.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 2 shtator në stadiumin “Maksimir”, ndërsa tri ditë më pas kroatët do të luajnë në Eskisehir me Turqinë.

Siç dihet, kroatët e kishin fituar ndeshjen e parë në Shkodër ndaj Kosovës me rezultat të thellë, 6:0. Verdhekaltrit i pret punë mjaft e vështirë në Zagreb.

Lista e Kroacisë:

Portierë: Danijel Subasic, Lovre Kalinic, Dominik Livakovic;

Mbrojtës: Domagoj Vida, Dejan Lovren, Sime Vrsaljko, Josip Pivaric, Matej Mitrovic, Borna Barisic e Zoran Nizic;

Mesfushorë: Luka Modric, Ivan Rakitic, Ivan Perisic, Mateo Kovacic, Milan Badelj, Marcelo Brozovic, Marko Rog, Filip Bradaric e Mario Pasalic;

Sulmues: Mario Mandzukic, Nikola Kalinic, Andrej Kramaric e Duje Cop. /Zëri/

Image