Rashica në ekipin e javës (FOTO)

Sport August 14, 2017 - 14:17

Milot Rashica e ka nisur furishëm sezonin e ri në Holandë, raporton zeri.info.

Mesfushori kosovar ka realizuar gol dhe ka asistuar në fitoren e Vitesses me rezultat 4:1 ndaj Nac Bredas.

Dhe, paraqitja e mirë e vushtrriasit u shpërblye dhe mediat holandeze e kanë vendosur përfaqësuesin kosovar në formacionin e javës.

“Fillim i mirë i sezonit me fitore, gol dhe asistim. Shkojmë me ndeshjen e radhës”, ka shkruar Rashica në rrjetin social, “Facebook”. /Zëri/

Image