Trajneri i Shkëndijës ‘paralajmëron’ Milanin

Sport August 14, 2017 - 14:12

Pas fitores ndaj Vardardit me rezultat 2:0, trajneri Qatip Osmani ka filluar të mendojë për duelin e vitit ndaj “Rossoneri”, që do të luhet të enjten në stadiumin “San Siro” nga ora 20:45, shkruan zeri.info.

Trajneri i Shkëndijës është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por shprehet i vendosur që tetovarët ta bëjnë lojën e tyre dhe të mundohen ta nxjerrin më të mirën nga përballja e dyfishtë me gjigantin italian.

“Pas fitores ndaj Vardarit, tash do të mendojmë për ndeshjen me Milanin. Ne do të dalim në fushë, do të mundohemi ta luajmë lojën tonë, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fuqishëm siç është Milani”, është shprehur trajneri shqiptar. /Zëri/

Image