Bolt: Nuk do të kthehem më

Sport August 14, 2017 - 14:11

Legjenda e atletikës, Usain Bolt deklaroi se përfundimisht i ka dhënë fund karrierës, transmeton zeri.info

30-vjeçari e mbylli karrierën në mënyrën më të keqe të mundshme sepse nuk arriti ta përfundojë garën 4x100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës për shkak të një lëndimi të pësuar vetëm 50 metra para fundit të garës.

Bolt u përshëndet nga Kampionati Botëror me medalen e bronztë të fituar në garën e 100 metërshit.

“Nuk ka asnjë shans për një rikthim dramtaik. Kam parë shumë njerëz që janë rikthyer pas pensionimit dhe vetëm sa i kanë përkeqësuar gjërat apo kanë turpëruar veten. Nuk do të jem një nga këta njerëz.”, deklaroi Bolt./Zëri