Higuain iu kërkon falje tifozëve

Sport August 14, 2017 - 13:17

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain iu ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pas humbjes ndaj Lazios në Superkupën e Italisë me rezultatin 3-2, transmeton zeri.info

Argjentinasi dështoi të realizojë në ndeshjen e parë zyrtarë te klubit italian, por ai iu premton tifozëve të skuadrës se i pret një vit fantastik.

“Dua t’iu kërkoj falje tifozëve të Juventusit për paraqitjen e së dielës. Ata meritojnë më shumë, e di se mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë.”, shkroi Higuain në rrjetin social “instagram”.

“Por, ky është vetëm fillimi dhe tani më shumë se kurrë kemi nevojë për dashurinë tuaj sepse së bashku jemi edhe më të fortë. Premtoj se do të kemi një vit fantastik së bashku.Faleminderit shumë që keni qenë aty, por ne mund të kthehemi vetëm nëse jemi së bashku.”, shtoi argjentinasi./Zëri