Formacioni i javës në Holandë, Rashica e nis fuqishëm (FOTO)

Sport August 14, 2017 - 13:00

Milot Rashica ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Vitesses.

Ai ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren 4:1 ndaj Nac Bredas.

Futbollisti shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa mediat holandeze e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e tij, shkruan Gazetaolle.com.

Lojtari gjatë verës ka qenë i lidhur me disa skuadra por siç duket ka vendosur të qëndrojë edhe një vit te klubi holandez.

Afat kalimtar është i hapur deri më 31 gusht dhe  mund të ketë befasi.

Image