Kemi nevojë për transferime

Sport August 14, 2017 - 12:53

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka thënë se ekipit i nevojiten transferime të reja, transmeton zeri.info

Chelsea e filloi kampionatin anglez me humbje 3-2 ndaj Burnleyt.

Klubi londinez kishte një disavantazh prej 3 golash në pjesën e parë, por arriti të ngushtojë epërsinë përmes Alvaro Moratas dhe David Luizit.

Deri më tani Chelsea ka transferuar Alvaro Moratan, Tiemoue Bakayokon, Antonio Rudigerin dhe Willy Caballeron.

Por, klubi anglez ka humbur shërbimet e Nemanja Matic, Nathan Ake, Asmir Begovic, Bertrand Traore, Christian Atsu, Nathaniel Chalobah dhe John Terryt.

“Kur shikojmë lojtarët e larguar dhe ata që kanë ardhur, ata nuk janë të njejtë. Sigurisht, ne kemi futbollistë të rinj dhe të mirë, por duhet të dimë se të qenit kampion do të thotë që do të jetë edhe më vështirë në edicionin e ardhshëm. Ne e kemi përjetuar këtë.”, deklaroi Azpilicueta.

“Kështu që, kemi nevojë për lojtarë. Shpresoj që do të nënshkruajmë me futbollistë të rinj gjatë javëve në vazhdim.”, shtoi spanjolli./Zëri