Manchester United pas Robertos

Sport August 14, 2017 - 11:53

Manchester United është e gatshme që të paguajë klauzolën e lirimit e futbollistit të Barcelonës, Sergi Roberto, transmeton zeri.info

Mesfushori nuk është i lumtur në klubin katalunas dhe me ardhjen e Paulinhos vendi i tij në ekip do të vihej në dyshim.

25-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 36.5 milionë funtesh dhe gjigandi anglez është duke menduar që ta paguajë atë.

Me transferimin e Paulinhos te Barcelona nga Guangzhou Evergrande konkurrenca për një vend në 11-shen startuese do të ishte më e madhe.

Por, përveç Manchester United, në garë për reprezentuesin spanjoll është edhe Juventusi.

Gjatë edicionit të kaluar Roberto ishte paraqitur 41 herë me fanellën e Barcelonës dhe kishte arritur të realizonte 1 gol dhe 6 asistime.

Spanjolli ka kontratë me gjigandin katalunas deri në qershor të vitit 2019./Zëri