Neymar i lumtur me debutimin

Sport August 14, 2017 - 10:51

Neymar ndjehet më i “gjallë se kurrë” pas debutimit të tij me Paris Saint-Germainin të dielën, transmeton zeri.info

Braziliani e filloi ne gol aventurën e tij të re te klubi francez, i cili shpenzoi 222 milionë euro për ta transferuar futbollistin.

Paris Saint-Germaini fitoi 3-0 ndaj Guingampit.

Disa analistë kishin deklaruar se largimi i Neymarit nga Barcelona është një hap prapa, por 25-vjeçari është i lumtur me vendimin e tij.

“E dija se largimi nga Barça do të ishte i vështirë, por jam shumë i lumtur këtu. Njerëzit mendojnë se ju vdisni pas largimit nga Barcelona, por jo është e kundërta. Jam më i gjallë se kurrë, luaj dhe jam shumë i lumtur. Shteti, qyteti dhe skuadra ndërron, por futbolli jo.”, shprehet Neymar, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 82-të./Zëri