Reali triumfon në 'Camp Nou'

Sport August 13, 2017 - 23:56

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultatin 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës spanjolle ndaj Barcelonës, raporton zeri.info

Pique ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 50-të, por në portën e gabuar.

Lionel Messi barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia në minutën e 77-të.

Por, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë sepse Ronaldo realizoi një supergol për t’ia kthyer epërsinë skuadrës së tij

Sidoqoftë portugezi nuk e mbylli takimin në mënyrën më të mirë të mundshme sepse u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua ta lëshojë fushën.

Golin e tretë për madrilenët dhe të fundit në këtë ndeshje e realizoi Asensio në minutën e 90-të.

Ndeshja e dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu”./Zëri