Lazio mposht Juven, fiton Superkupën

Sport August 13, 2017 - 23:11

Superkupa e Italisë i ka takuar klubit nga kryeqyteti italian, Lazio.

Lazio mposhti kampionin e Serie A, Juventusin me rezultat 3 me 2.

Dy gola për Lazion i shënoi përfaqësuesi italian, Ciro Immobile, dhe një e shënoi Murgia.

Immobile së pari mposhti Buffonin nga pika e bardhë në minutën e 32, dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 54.

Golat për Bianconerët i shënoi numri dhjetë, Paulo Dybala.

Këto dy skuadra janë takuar katër herë në finale të Superkupës, dhe secila e ka fituar nga dy herë.

Vlenë të theksohet se portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha bëri një paraqitje shumë të mirë në radhët e Lazios.