Veseli kalon vikendin duke shikuar futboll me qindra të rinj të rajonit të Zhupës

Sport August 13, 2017 - 20:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kaluar vikendin bashkë me qindra të rinj të rajonit të Zhupës, në afërsi të Prizrenit.

Kreu i PDK-së ka treguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook se ka ndjekur turnirin tradicional të futbollit, ndërsa ka përgëzuar lojtarët që arritën ta fitojnë finalen e turnirit.

"Sot në Reçan, në praninë e qindra qytetarëve të rajonit të Zhupës dhe më gjerë, së bashku me ministrin Rasim Demiri ndoqëm edhe turnirin tradicional të futbollit, i cili organizohet tash e 4 dekada. Me një lojë të shkëlqyeshme të dy ekipeve, lojtarët e ekipit nga Lubinja e Epërme arritën ta fitojnë finalen e këtij turniri. Përgëzime për të gjithë!", ka shkruar Veseli në Facebook.