Manchester United fiton ndaj West Hamit

Sport August 13, 2017 - 18:47

Manchster United ka shënuar fitore me rezultatin 4-0 në ndeshjen e xhiros së parë të Premierligës kundër West Hamit, raporton zeri.info

Lukaku hapi serinë e golave në minutën e 33-të, kurse belgu shënoi edhe golin e dytë në ndeshje në minutën e 52-të.

Goli i tretë në këtë takim u realizua nga Martial në minutën e 87-të, kurse goli i katërt dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua në minutën e 90-të nga Pogba./Zëri