Dallku meriton Kosovën (VIDEO)

Sport August 13, 2017 - 13:44

Ardin Dallku, vëllai i ish mbrojtësit të Shqipërisë, tani të Prishtinës, Armend Dallku, në njëfarë forme e ka arsyetuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjakin, i cili ka vendosur ta ftojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit kundër Kroacisë e Finlandës,shkruan "Zëri.info".

Mbrojtësi 22 vjeçar ia ka siguruar fitoren Vorskla Poltavas në kampionatin ukrainas kundër Stal Kamianske. Dallku e ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për ekipin e tij në minutat shtesë të lojës. Ai po gëzon formë të lartë dhe po shkon hapave të vëllait të tij, Armend Dallkut, i cili vlerësohet si një legjendë e Vorskla Poltavas. /Zëri/