Dortmund ia zgjat suspendimin Dembeles

Sport August 13, 2017 - 12:51

Borussia Dortmund ia ka zgjatur suspendimin sulmuesit, Ousmane Dembele, transmeton zeri.info

Dembele nuk ishte paraqitur në stërvitjen e klubit gjerman gjatë ditës së enjte dhe klubi kishte marrë masa ndaj francezit.

Dortmundi ka vendosur që t’ia zgjasë suspendimin futbollistit deri në një afat të pacaktuar.

Dembele duhet të stërvitet i vetëm, derisa pjesa tjetër e skuadrës vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit gjerman./Zëri